Temperatura ekstreme, Australia në gjendje emergjence nga zjarret – A2

Temperatura ekstreme, Australia në gjendje emergjence nga zjarret

Kjo e shtunë është një nga ditët më të nxehta në Australi, e cila shoqëruar me erëra të forta, që kanë përhapur edhe më shpejt zjarret duket rrezikojnë mijëra banesa.

Zjarret kanë nisur që prej të mërkurës, por me rritjen e temperaturave në këtë rajon, deri në 40 gradë celsius, autoritetet kanë nisur paralajmërimet për një situatë emergjence.

Që prej nëntorit, nga zjarret kanë humbur jetën 4 persona ndërsa 1 milionë hektarë tokë janë shkrumbuar, bashkë me 400 shtëpi banimi.

Sipas Zyrës Meteorologjike Australiane, temperaturat e larta, mbi 40 gradë celsius, pritet të vazhdojnë përtej dhjetorit. Rekordi i vendosur në Australi është ai i 2 janarit të vitit 1960, ku edhe pse në stinën e dimrit, në jug të Australisë u regjistrua temperature 50,7 gradë celsius.