Tërmeti i 26 nëntorit, Çuçi: Po përdorim teknologjinë në vlerësimin e dëmeve – A2

Tërmeti i 26 nëntorit, Çuçi: Po përdorim teknologjinë në vlerësimin e dëmeve

Bledi Çuçi, drejtuesi qendror i Shtabit të Emergjencës për pasojat e tërmetit, sqaroi sesi po bëhet vlerësimi i dëmeve.

300 inxhinierë po punojnë në terren për të evidentuar banesat e dëmtuara, duke përdorur dhe teknologjinë. Të dhënat përcillen online në Tiranë, ku po përpunohet harta e banesave të prekura nga tërmeti.

“Kemi rreth 300 inxhinierë për të bërë verifikimet në banesat që janë dëmtuar. Çdo grup ka tabletat dhe formularin. Shkalla e dëmtimit është e detajuar. Dimë në çdo moment shkallën e dëmtimit. Bëhet raport se sa punohet nga çdo grup dhe në cilën njësi apo bashki”, tha Çuçi.