Vrasje me armë zjarri në Lushnje – A2

Vrasje me armë zjarri në Lushnje

Një 52-vjeçar është i gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lokalin e tij, në lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje.

Viktima është shtetasi me inicialet E.B. ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.