”Anti-shpifja”, dita e fundit e paketës në komisionet e Kuvendit – A2

”Anti-shpifja”, dita e fundit e paketës në komisionet e Kuvendit

Në komisionet parlamentare është parashikuar miratimi nen për nen dhe kalimi në seancë plenare i ligjeve të paketës anti-shpifje.

Ligji është kundërshtuar fort nga OSBE dhe organizma të tjerë që i kanë vlerësuar të nxituara veprimet e qeverisë. Në një kohë kur Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, sipas tyre nisma të tilla shkojnë në drejtim të kundërt me garantimin e lirisë së medias.

Në komisionet parlamentare shoqatat e gazetarëve, institucionet e drejtësisë, pedagogë të gazetarisë dhe juridikut nuk kanë dhënë mbështetje mbi paketën ligjore të qeverisë.

Dy ditët e fundit ata kanë firmosur dhe një peticion online. Në komisionet parlamentare janë dhe dy dekretet e presidentit për rishikimin e projekt-ligjit për Rininë dhe të Korporatës së Investimeve.

Po ashtu në rend dite është edhe seanca dëgjimore me Arben Malajn, pasi qeveria ka kërkuar pezullimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.