Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Drogë e prostitucion në lokalin e natës, 3 të arrestuar në Shkodër

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 14:44 | Kronikë
Drogë e prostitucion në lokalin e natës, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar nga policia në një lokal nate në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, ambientet e lokalit ishin vënë në dispozicion nga pronari për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Në pranga janë vënë dy menaxherët e klubit të natës dhe një këngëtar, që në bashkëpunim me pronarin e klubit, i cili është shpallur në kërkim, kanë shitur kokainë.

Të arrestuarit janë A.V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”;Z. J., 57 vjeç, këngëtar në klub, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni", lexohet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë