Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Last Christmas”, kënga e festave të fundvitit e Wham! mbush 35 vjeç

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 15:59 | Showbiz
“Last Christmas”, kënga e festave të fundvitit e Wham!

Në 15 dhjetorin e vitit 1984 do të publikohej kënga “Last Christmas” e grupit Wham! të George Michael dhe Andrew Ridgley. Bëhet fjalë për një nga këngët e fundivitit më të dëgjuara të të gjitha kohërave.

Për të festuar përvjetorin e 35, është publikuar këto ditë dhe një ripërpunim i versionit origjinal në disk gramafoni të bardhë, sigurisht në sasi të limituar.

https://www.youtube.com/watch?v=bwNV7TAWN3M

Kënga historike është dhe kolonë zanore e filmit po me të njëjtin emër të Emilia Clarke, që pritet të shfaqet në kinematë botërore këto ditë.

Vitin e publikimit, në dhjetor të 1984, kënga arriti në vendin e dytë të klasifikimit. “Last Christmas” mban dhe një rekord të çuditshëm: deri më sot është kënga më e shitur dhe shkarkuar, por që nuk ka mbajtur asnjëherë vendin e parë të klasifikimit në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë 35 viteve jetë, kënga ka ruajtur një popullaritet shumë të lartë duke tërhequr shumë gjenerata e fansa dhe në vitin 2017 u rikthye në vendin e dytë të klasifikimit në billboard-in amerikan.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani