Posti i Presidentit, “mollë sherri” mes LDK-së dhe Vetëvendosjes – A2

Posti i Presidentit, “mollë sherri” mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

3 orë ballë për ballë njëri-tjetrit nuk mjaftuan për finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë dakordësuar të vazhdojnë negociatat, ndërsa diskutimi për postin e Presidentit duket se ka lëkundur harmoninë mes palëve.

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha: “Nuk pati marrëveshje. Mund t’ju them vetëm që do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”.

Ndërsa Avdullah Hoti, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh: “Nuk kemi dalë në një përfundim. Kemi rëndë dakord që të vazhdojmë edhe më tutje në arritjen e marrëveshjes”.

Vetëvendosje nuk dëshiron të heqë dorë nga posti i Presidentit, por, nga ana tjetër, LDK ka bërë lëshime duke pranuar Albin Kurtin si kryeministër të ardhshëm dhe si shpërblim për këtë, kërkon që kreu i ardhshëm i shtetit të jetë nga radhëte tyre.