Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehet Ronaldo, Juve përkohësisht e para, Milani i pafat barazon ndaj Sassuolos

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 17:18 | Futboll

Lajmi më i mirë për Juventusin nuk vjen nga rezultati, por nga fakti që Cristiano Ronaldo po kthehet në formën e tij të përhershme.

Portugezi iu përgjigj më së miri kritikave të para të ardhura pas humbjes me Lazion, duke shënuar një dygolësh në sfidën kundër Udineses, të fituar 3-1 nga kampionët italianë në fuqi.

Ronaldo shënoi në minutën e 9-të dhe 37-të, ndërkohë që kapakun ndeshjes ia vuri Bonucci në minutën e fundit të pjesës së parë. Goli i Udineses në sekondat e fundit, por kësaj radhe të pjesës së dytë me anë të Pussetto, vlejnë vetëm për statistikë, në një ndeshje të dominuar nga bardhëzinjtë që ndodhen kështu përkohësisht në vendin e parë, në pritje të sfidës së Interit me Fiorentinën.

Fati dhe portieri i Sassuolos Pegolo i mohuan Milanit trepikëshin në San Siro.

Ndërkohë, Milani  i Piolit ngec sërish në San Siro, 0-0 ndaj Sassuolos në një ndeshje ku me pak cinizëm dhe fat më shumë, kuqezinjtë mund të kishin marrë tre pikë të merituara. Vlen të theksohet se Leao goditi traversën dhe shtyllën në pjesën e dytë, dhe se Milani protestoi gjatë për një penallti të mundshme.

Milani mbetet në vendin e 10-të, një vend sipër Bolonjës që mundi 2-1 surprizën  e Champions League, Atalantën, ndoshta ende e ngopur nga triumfi europian, ku hyri të 16 më të mirat e kontinentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë