Shpërthehet bomba, 54 mijë persona të evakuuar në Brindisi të Italisë – A2

Shpërthehet bomba, 54 mijë persona të evakuuar në Brindisi të Italisë

Autoritetet italiane evakuuan 54 mijë banorë të një zonë të qytetit të Brindisit për shkak të zbulimit të një bombe të pashpërthyer që i përkiste epokës së Luftës së Dytë Botërore.

 Gjatë mesditës, ekipet xheniere bën shpërthim të komanduar, duke eliminuar rrezikun për qytetarët.

Pamjet e operacionit të shpërthimit të kontrolluar, nga “La Repubblica”

Pas këtij zhvillimi, banorët u lejuan të ktheheshin në banesat dhe përditshmërinë e tyre.

Bomba e Luftës së Dytë Botërore përmbante 40 kilogram tritol dhe për mbarëvajtjen e këtij operacioni delikat u angazhuan mijëra punonjës policie, mbrojtja civile dhe ekipet zjarrfikës.