Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tërmet i fuqishëm në Filipine, pishina krijon “tsunami”

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 10:00 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Filipine, pishina krijon

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,8 të shkallës Rihter goditi ditën e dielë Filipinet.

Epiqendra ishte 61 km në jug-perëndim të Davaos. Tërmeti ka shkaktuar dëme në banesa, por deri tani nuk ka njoftime për viktima.

Në rrjetet sociale banorët e zonës kanë postuar foto dhe video, ku bie në sy videoja e një pishine e cila nga fuqia e tërmetit krijon dallgë, duke nxjerrë ujin jashtë.

Disa orë më vonë, një tjetër tërmet, kësaj radhe me magnitudë 5,7 goditi zonën.

https://twitter.com/kalangtots/status/1206100245324562434

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu