Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çela, vetëdorëzohet Albano Kusi, akuzë për "fshehjen e ngjarjes"

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 19:29 | Kronikë
Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çela, vetëdorëzohet Albano

Albano Kusi, 28 vjeçari i shpallur në kërkim pas vrasjes së teknikut të kondicionerëve Indrit Çela në gusht 2019, i ka dhënë fund arratisë.

Ai u vëtëdorëzua në Policinë e Tiranës. Kusi dyshohet të ketë kryer veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” gjatë përpjekjeve për fshehjen e vrasjes së 26 vjeçarit Çela.

Tekniku u qëllua me armë zjarri pas një konflikti me familjarët Kusi në banesën e tyre në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

https://a2news.com/2019/09/09/vrasja-e-indrit-celajt-shpallen-ne-kerkim-nderkombetar-vellezerit-kusi/

Ai ndërroi jetë ne spital, ndërsa ngjarja u tentua fillimisht të manipulohej si një aksident në punë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani