Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hetimet ndaj Trump, thirrje stafit të Shtëpisë së Bardhë të dëshmojë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 14:55 | Bota
Hetimet ndaj Trump, thirrje stafit të Shtëpisë së

Përfaqësuesi më i lartë demokrat në Senatin amerikan, iu kërkoi zyrtarëve aktualë dhe ish këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë të dëshmojnë lidhur me hetimin për shkarkimin e presidentit Trump.

Thirrjen e tij, Chuck Schumer e bëri përmes një letre, dërguar liderit të shumicës në Senat, Mitch McConnell. Demokrati përmendi emrat e shefit në detyrë të kabinetit Mick Mulvaney, ish këshilltarit për sigurinë John Bolton dhe dy ndihmësave të tjerë Robert Blair dhe Michael Duffey, të cilët nuk pranuan të dilnin para Dhomës së Përfaqësuesve, ku u zhvillua faza e parë e procesit.

“A mendon ndonjë nga kolegët e mi republikanë se kjo telefonatë dëshmon mbi një president që vendos interesat personale ndaj atyre politike? Çdo republikan, të gjithë ata, duhet t’i përgjigjen kësaj pyetje”, u shpreh Chuck Schumer.

Por, republikanët që kontrollojnë Senatin, kanë kërkuar një proces të shkurtër, pa dëshmitarë. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të mërkurën për shkarkimin e presidentit. Nëse shumica do të shprehet në favor të “impeachment”, rasti do të zhvendosët në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Trump akuzohet se i bëri presion presidentit ukrainas duke e detyruar të nisë një hetim për korrupsion ndaj  rivalit demokrat Joe Biden. Presidenti akuzohet gjithashtu se u përpoq të pengonte Kongresin. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë