Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mohimi i Masakrës së Reçakut, Kosova i kërkon Ramës anulimin e samitit “mini-Shengen”

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 12:26 | Kosova
Mohimi i Masakrës së Reçakut, Kosova i kërkon Ramës

Partitë politike të Kosovës i kërkojnë Shqipërisë që të ketë një qasje tjetër ndaj Serbisë. Prishtina i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë për themelimin e asaj që cilësohet si “Mini-shengeni” ballkanik.

Pikërisht qasja e Beogradit zyrtar për të mohuar Masakrën e Reçakut ka shtyrë spektrin politik në Prishtinë për të shtruar këtë kërkesë.

“Është e rëndësishme që Serbia të ndëshkohet për veprimet ndaj Republikës së Kosovës, sepse po flasim për një Komb të njëjtë, që është kombi shqiptar dhe dy shtete që janë padrejtësisht të ndara, por që fatkeqësisht kanë pasur qasje ndryshe. Ne jemi kundër takimeve të tilla ku nuk përfshihet Kosova”, tha Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Ndërsa Memli Krasniqi u shpreh: “Mohimi kaq eklatant që po i bëhet gjenocidit të zhvilluar nga Serbia dhe veçanërisht Masakrës së Reçakut është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i dënueshëm dhe në këtë kuadër mendoj se institucionet e Kosovës, por edhe institucione të tjera të rajonit dhe para së gjithash Shqipëria duhet ta trajtojnë shumë më seriozisht këtë qasje dhe të kenë një sjellje tjetër me Serbinë”.

Përpjekjet për formimin e një “mini-Shengeni” ballkanik nisën rreth dy muaj më parë në Novi Sad të Serbisë, ku tre liderët Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama u dakordësuan për një gjë të tillë. Ata fuqizuan idenë e tyre me një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pritet finalizimi i saj në Durrës më 21 dhjetor.

Që prej arritjes së kësaj dakordësie dhe në vazhdimësi, Kosova e ka kundërshtuar këtë nismë dhe e konsideron të rrezikshme si në aspektin politik ashtu dhe në atë ekonomik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli