Paketa anti-shpifje, ekspertët ndërkombëtare të shqetësuar

EKSPERTET ANTISHPIFJA MB frame 1297 1100x620

Paketa anti-shpifje e qeverisë shqiptare, konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtar si një mundësi për shuarjen e fjalës së lirë.

“Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në mënyrën se si vepron media”, thotë për Zërin e Amerikës Gulnoza Said, drejtuese e programit për Europën në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

“Ne do të vazhdojmë  të monitorojmë, jo vetëm procesin legjislativ në Shqipëri, por edhe ndikimin e këtij ligji në mjedisin mediatik, ku gazetarët përballen me sfida shumë serioze ndërsa mbulojnë çështje si korrupsioni dhe politikat brendshme”, vijon më tej ekspertja.

Zëvendës presidenti i organizatës ndërkombëtare, IREX, Aleksandër Dardeli thotë se Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me lajmet e rreme dhe duhet ta shoh problemin në një aspekt më të gjerë.

“Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure për të kontrolluar lajmet e rreme dhe për të kontrolluar lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Përvoja klasike e botës perëndimore”, vijon më tej eksperti “qëndron tek angazhimi i gjykatave për t’u marrë me shpifjet, me cenimin e figurës së një personi dhe elementë të kësaj natyre, jo me agjenci që kanë kontroll direkt nga organet administrative të shtetit, siç është rasti në Shqipëri.