Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Salianji: Qelizat telefonike vërtetojnë se Agron Xhafaj, Babalja dhe Jetmir Olldashi janë takuar

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 09:11 | Politikë
Salianji: Qelizat telefonike vërtetojnë se Agron Xhafaj, Babalja dhe

Tre ditë më parë, Prokuroria e Tiranës dha pretencën për dosjen “Babale”, ku kërkohej 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, ndërsa një tjetër prokuror kërkoi 3 vjet shërbim prove.

I ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë në A2, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, u shpreh se nuk ka asnjë provë deri tani, por vetëm fjalë për pretencën e Prokurorisë. Ai thotë që ndjehet i privilegjuar që është ai targeti në këtë situatë.

https://a2news.com/2019/10/09/dosja-babalja-salianji-prokuroria-manipuloi-zerin-e-xhafajt/

“Ndjehem po njësoj, pasi përveç fjalëve nuk ka fare prova. Ndjehem edhe më i vlerësuar pasi jam targetuar unë në të gjithë këtë situatë apo në këtë korrupsion të Shqipërisë në 30 vite, ku zgjidhet një politikan, i cili denoncon dhe padiskutim që përmend dhe turbullon ujëra me emër dhe me mbiemër dhe me fakte konkrete. Në këtë kuptim nuk kam asnjë kompleks që ta them ndjehem i privilegjuar. Nesër dhe pasnesër, unë do të paraqes edhe prova të tjera shkencore, që prokuroria i ka devijuar qëllimshëm. Kam qenë deri vonë dje duke punuar në provat e reja”, u shpreh Salianji.

Por çfarë janë këto prova?

“Nuk ka asnjë sekret që dëshmitari është i sajuar dhe për këtë do të tregoja prova të tjera. Alizoti është e vetmja provë e Prokurorisë, e cila është e kontestueshme ose e pabesueshme sepse nuk kam sesi t’i premtoj unë 200 mijë euro një njeriu që s’e kam takuar asnjëherë. Qelizat telefonike vërtetojnë se Babalja dhe Agron Xhafaj kanë qenë në të njëjtin vend”, tha Salianji.

Sipas Salianjit, kjo është një çështje politike e sajuar, dhe nëse ai do të mendojë se nuk do të marrë drejtësi, atëherë thotë se do ta çojë deri në Strasburg.

“Unë mendoj se drejtësia do të vendosë të bëjë drejtësi dhe jo padrejtësi si ka bërë në 30 vite. Megjithatë, kjo është vetëm shkalla e parë e gjyqësorit, pasi ka Apel, ka Gjykatë të Lartë, ka Strasburg, prandaj jam shumë i qetë”, tha Salianji.

Por një nga prokurorët kërkon 1 vit e 6 muaj burg... “Shqiptarët thonë se burgu për burrat është”, thotë Salianji duke qeshur. “Është një histori kaq kot sa nuk ka çështje, nuk ka vepër penale”, thotë me tej ish-deputeti i PD-së.

https://a2news.com/2019/12/10/dosja-babale-prokuroria-kerkon-3-vite-sherbim-prove-per-salianjin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë