Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sapo u shkarkua, Ancelotti gjen marrëveshjen me një ekip të ri

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 21:30 | Futboll
Sapo u shkarkua, Ancelotti gjen marrëveshjen me një ekip të ri

Nuk do të rri me duart kryq Carlo Ancelotti. Ish-trajneri i Milan, Juventus Real Madrid dhe Bayern, ndër të tjerat, pas eksperiencës jo të mirë me Napolin me shumë gjasa do të kthehet në Angli, ku ka drejtuar më parë Chelsea, me të cilin ka fituar një kampionat.

Sipas mediave angleze, është tashmë e arritur marrëveshja midis italianit dhe Everton, ekip që për momentin renditet në vend të 16-të në klasifikim, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Ancelotti u shkarkua javën e kaluar nga Napoli, edhe pse fitoi bindshëm 4-0 me belgët e Genk.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani