Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

SHBA, kërkesë Penianit: Të rikthehemi në tryezën e negociatave

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 11:04 | Bota
SHBA, kërkesë Penianit: Të rikthehemi në tryezën e

Shtetet e Bashkuara i shtrijnë dorën Koresë së Veriut. I dërguari i posaçëm i Uashingtonit, Stephen Biegun i kërkoi shtetit komunist të rikthehet në tryezën e negociatave. 

“Ka ardhur koha që ne të bëjmë punën tonë. Le ta kryejmë këtë punë. Ne jemi këtu dhe ju dini si të arrini tek ne”, tha Stephen Biegun.

Komentet në Seul, vijnë disa ditë pasi Peniani zhvilloi një test të ri raketor në një zonë ku lëshohen satelitët. Kim Jong Un ka shtuar trysninë ndaj Uashingtonit, duke i dhënë kohë deri në fund të vitit për arritjen e një marrëveshje të re denukluearizimi që do të përfshinte lehtësim të konsiderueshëm sanksionesh. Në të kundërtën, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për një dhuratë Krishtlindjesh, siç e quajti.

Negociatori i Shteteve të Bashkuara, i cilësoi si armiqësore deklaratat e Penianit.

“Është folur shumë për afatin e vendosur nga Koreja e Veriut. Në këtë pikë më lejoni të jem i qartë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë afat. Ne kemi një synim dhe ai është përmbushja e angazhimeve që dy udhëheqësit morën gjatë takimit historik në Singapor”, shtoi Stephen Biegun.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk do t’i shfuqizojë sanksionet deri sa Koreja e Veriut të heqë dorë plotësisht nga programi i saj bërthamor. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu