Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tifozët thyen stolat e stadiumit, Komisioni i Disiplinës ndëshkon Tiranën dhe Partizanin

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 16:45 | Futboll
Tifozët thyen stolat e stadiumit, Komisioni i Disiplinës ndëshkon

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar me gjobë Tiranën dhe Partizanin pasi tifozët e këtyre ekipeve kanë thyer disa stola të stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes derbi të luajtur të premten.

Gjithashtu, këtyre klubeve u është kërkuar që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara nga tifozët respektivë.

“KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”, lexohet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

https://a2news.com/2019/12/13/pa-trajner-dhe-pas-6-vitesh-thatesire-tirana-fiton-derbin-e-pare-ne-stadiumin-e-ri/

A2 CNN Livestream

Dita jonë