2 ndeshje në 24 orë, Liverpool “përgjysmohet” prej kalendarit të ngjeshur

LIVERPUL 2 SKUADRAT.duplicate frame 1895 1100x620

Kampionët e Liverpool do të futen në histori sot pasi do të luajnë dy ndeshje në një hark kohor prej 24 orësh. E gjitha ka të bëjë me kalendarin e ngjeshur të anglezëve të cilët duhet luajnë në gjysmëfinalet e Botërorit të klubeve, por edhe në Kupën e Ligës në Angli.

Të kuqtë i kanë dhënë përparësi Botërorit dhe kanë vendosur që në Kupën e Ligës, ku do të luajnë përballë Aston Villa-s të zbresin në fushë me lojtarët e rinj dhe ata nga akademia.

Ndërkohë në Botërorin e klubeve Liverpool do të luajë ndaj skuadrës meksikane Monterrey. Jurgen Klopp fillimisht kërkoi të tërhiqej nga Karabao Cup për të mos stërmunduar skuadrën, por për të shmangur sanksione të mundshme, do të paraqitet me formacion të rinjsh në Kupë, ku kualifikimi nuk është në fokusin parësor të klubit.