Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Komisionerja Mijatoviç: Paketa anti-shpifje, nevojë urgjente për përmirësim

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 12:30 | Politikë
Komisionerja Mijatoviç: Paketa anti-shpifje, nevojë urgjente

Diskutimet e paketës anti-shpifje që pritet të miratohet këtë javë në Shqipëri ka sjellë dhe reagimin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian, Dunja Mijatoviç.

Komisionerja Dunja Mijatoviç deklaron se dr/ligjet kanë nevojë për përmirësim pasi janë në shkelje të standardeve evropiane.

“Jam thellësisht e shqetësuar pasi mësova se këtë javë parlamenti shqiptar vijoi me shqyrtimin e dy pr/ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa parashikime në ligj janë në të vërtetë të papërshtatshëm me standardet europiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të medias”, shkruan Dunja Mijatoviç.

Më tej komisionerja evropiane shpreh rezervat që ka për pr.ligjet dhe iu bën thirrje deputetëve shqiptarë që ato të përafrohen me ligjet evropiane.

“Jam veçanërisht e shqetësuar për fuqitë e veçanta që me anë të këtij ligji i jepen trupave rregullatore, mundësinë e vendosjes së gjobave dhe bllokimin e mediave online pa një vendim gjykate. Po ashtu ndërhyrja e shtetit në rregullimin e mediave online mund të godasë lirinë e shprehjet dhe të medias në vend. Iu bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draft/ligjet dhe t’i përafrojnë ato në një linjë me rastet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardet e Këshillit të Evropës”, shton Mijatoviç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë