Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paketa anti-shpifje, BE për A2: I bëjmë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë rekomandimet e OSBE

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 15:20 | Politikë
Paketa anti-shpifje, BE për A2: I bëjmë thirrje autoriteteve

Bashkimi Europian i bën thirrje Qeverisë shqiptare që të marrë parasysh rekomandimet e bëra nga OSBE për ligjet e asaj që është quajtur paketa anti-shpifje, që do të kalojë në votim këtë javë në Parlament.

“Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative në media, ka bërë komente dhe ka shprehur shqetësimet përgjatë gjithë procesit të përgatitjes së draftit.

Komisioni i ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Europës, të kryera përmes fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes.

Komisionet parlamentare kanë miratuar mbrëmjen e kaluar një draft të rishikuar të paketës. Megjithatë, në draft nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtare dhe kjo rrit shqetësimet. Është e rëndësishme që të gjitha rekomandimet e bëra nga aktorët ndërkombëtarë – të përsëritura sot nga komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj”.

Reagimi i Komisionit Europian për A2
https://a2news.com/2019/12/16/paketa-antishpifje-miratohet-ne-teresi-ne-komisionin-e-ligjeve/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2019/12/17/paketa-anti-shpifje-meta-te-degjohen-shqetesimet-e-partnereve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë