Reforma në pensione, vijon kaosi në Francë, transporti i paralizuar

KAOSI FRANCE KR frame 372 1100x620

Franca përballet më një tjetër ditë kaosi në qarkullim, ndërsa punonjësit francezë të transportit vazhdojnë grevën mbarëkombëtare kundër reformës në pensione. Sindikatat përsërisin thirrjet për demonstrata në qytetet kryesore, në ditën e 13 të aksionit industrial.

Në veçanti, punonjësit e hekurudhës franceze protestojnë kundër ndryshimeve të propozuara, e ku përfshihet zëvendësimi i skemave aktuale të pensioneve, me një sistem universal.  Reforma parashikon rritje të moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç edhe pse francezët mund të vazhdojë të zgjedhin nëse duan të lenë punën që në moshën 62 vjeçare.

Për sindikatat kjo është një shkelje e vijës së kuqe. 8 nga 14 linjat e metrosë së Parisit janë mbyllur, ndërsa pjesa tjetër operon në mënyrë të kufizuar. Kjo ka nervozuar pasagjerët, që pavarësisht se e mbështesin kauzën janë të tejlodhur nga situata.

Rrugët, mëngjesin e së martës, ishin të tejmbushura me kalimtarë, çiklistë dhe motorë elektrikë, ndërsa qytetarët përpiqeshin të arrinin në vendet e punës. Protesta u ndez edhe më shumë pas dorëheqjes së iniciatorit të reformës, komisionerit të lartë për pensionet Jean-Paul Delevoye, pasi u zbuluar se ai nuk kishte deklaruar një sërë postesh që mbante përpos punës në kabinet.