Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reforma zgjedhore, Hajdari: Po tentohet marrëveshje prapa dyerve

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 13:47 | Politikë
Reforma zgjedhore, Hajdari: Po tentohet marrëveshje prapa dyerve

Bashkëkryetari socialist i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri nuk mori pjesë në tryezën e organizuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe shoqëria civile.

Ndërsa bashkëkryetarja tjetër, Rudina Hajdari, paralajmëroi se dy partitë e mëdha po tentojnë përsëri ta mbyllin reformën me një tjetër marrëveshje të fshehtë politike.

“Që nga marrëveshja e 2008, që ka ndodhur me dyer të mbyllura dhe më pas ka ardhur në parlament dhe është ndryshuar Kushtetuta. Ajo që po kërkojmë ne sot është të zhbëjmë atë marrëveshje dhe ta bëjmë në një lloj procesi që i rikthen integritetin procesit zgjedhor. Kjo nuk bëhet për pushtetin e disa njerëzve, por sepse ne duam që njerëzit të ndjehen të përfaqësuar. Akoma po tentohet që të ketë një marrëveshje prapa dyerve dhe kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë lloj mënyre. Nëse aktorët kanë dëshirë të bëjnë marrëveshje dhe do t’i bëjnë ato me dyer të mbyllura, do të humbin besimin tek qytetarët shqiptarë”, u shpreh Rudina Hajdari.

A2 CNN Livestream

Dita jonë