Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Wanda: Icardi iku te një skuadër më e mirë dhe më e rëndësishme

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 21:04 | Futboll
Wanda: Icardi iku te një skuadër më e mirë dhe më e

“Mauro Icardi ka ikur në një skuadër më të mirë dhe më të rëndësishme”.

Kështu ka deklaruar Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas në një intervistë për Rete 4.

“Të gjithë e dinë që PSG është një nga skuadrat më të rëndësishme në botë. Nuk e di se kush e përzuri nga Interi. Por, ishte diçka që doli për mirë për të gjithë palët”, tha Wanda.

Kur u pyet mbi këshillat mbi seksin që trajneri i Interit, Antonio Conte, u jep lojtarëve të tij, gruaja e Icardit u shpreh: “Nuk di çfarë të them. Përpara ndeshjeve Mauro nuk bën gjë. Pas ndeshjes, nëse ka luajtur mirë, po; nëse ndeshja është humbur, as nuk m’i hedh sytë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë