Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Di Stefano më i miri nga të gjithë, përfshi edhe mua”

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 14:54 | Futboll

Në një kohë kur debati se kush është lojtari më i mirë i historisë vazhdon të mbetet i gjallë, për shkak të rivalitetit Messi-Ronaldo, Diego Armando Maradona nuk i llogarit fare dy superyjet e futbollit.

Në një intervistë për një televizion argjentinas, ish-kampioni i botës tha se lojtari më i mirë i historisë është Alfredo di Stefano. “Ishte superior ndaj të gjithëve, përfshi edhe mua. Pele asnjëherë nuk ka dashur ta njohë vlerën e Di Stefano-s. Miqtë e tij shpikën një titull si legjenda e gjallë e futbollit. Por ai fitoi vetëm në Rio dhe për këtë u shpall më i miri i historisë”, tha Maradona.

I pyetur sa herë do ta kishte fituar Topin e Artë nëse do të kishte qenë lojtar në futbollin e sotëm, Maradona tha: “Besoj se shumë, por ajo që ka bërë mesi është super”. Megjithatë, nuk pranoi t’i bashkohej kritikave ndaj yllit të Barcelona-s për mungesën e përkushtimit në përfaqësuese. “Unë nuk e kritikoj. Thonë që ai vjen, luan, nuk këndon himnin, dhe për këtë e quajnë katalanas. Por unë e kam mik”, tha Diego.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu