Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ezmere, me sy të mëdhenj blu: Kjo është danezja e parë, e gjetur falë një çamçakëzi

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 18:27 | Lifestyle

Ishte me sy blu, ezmere, gjahtare e aftë shpendësh. Edhe pse në pamje të parë nuk duket identikiti i përshtatshëm, këto janë tiparet e danezes së parë të gjetur, lindur rreth 5700 vjet më parë.

Po si u arrit përshkrimi i një vajze që ka jetuar aq larg në kohë? Nga një "çamçakëz" që po përtypte kur ndërroi jetë.

Arkeologët danez janë entuziastë nga zbulimi në ishullin Lolland. Është hera e parë në histori që gjenet e një qenie njerëzore të asaj epoke merren nga diçka që nuk janë kockat.

Profesori Hannes Schroeder i Universitetit të Kopenhagën është i mrekulluar. “Jo vetëm gjenet, por kemi izoluar edhe agjentë të tjerë patogjenë dhe disa mikrobe të asaj epoke, është një burim i pabesueshëm ADN-je të vjetër ”. Sipas tij, zbulimi ka rëndësi edhe në fushën e mjekësisë, sepse “ mund të ndihmojë të kuptojmë sesi një patogjen vepron në të ardhmen, dhe si mund të zbutet ose çrrënjoset.

Çamçakëzi i përdorur nga Lola, siç u quajt danezja e lashtë, ishte i përbërë nga lëvorja e disa pemëve, dhe ndoshta kishte funksionin e lehtësimit të dhembjes së dhëmbëve, nga vetitë lehtësisht antiseptike të lëvores.

Ky nuk është çamçakëzi më i vjetër i gjetur ndonjëherë. Disa të tillë u gjetën në Suedi në fillim të viteve ‘90, me vjetërsi 10 mijë vjeçare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë