Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kreu i ri i SPAK, të enjten vendoset për fituesin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 20:39 | Aktualitet

Gara për drejtuesin e SPAK, ka nisur të mërkurën. Tre nga tetë prokurorët në garë për postin drejtues kanë patur mundësi të thonë fjalën e tyre të fundit përpara se Këshilli të vendos me votë se cili prej tyre do të drejtojë Prokurorinë e Posaçme të Hetimit.

Kandidatët kanë qenë të ngjashëm në thelb. Vizioni i tyre i përbashkët ka qenë funksionimi i SPAK në mënyrë të pavarur.

Dosjet delikate dhe me impakt në opinionin publik janë parë dhe si kriteri mbi të cilat do të bazohet puna e drejtuesit të kësaj prokurorie. Altin Dumani, nuk e përjashtoi veten nga hetimi në grup për çështje delikate.

Altin Dumani

“Do të krijojë në faqen e internetit një platformë ku qytetarët mund të denoncojnë kur të jenë viktima të krimit. Por ata mund të denoncojnë edhe anetarët e SPAK, pse jo”, vijoi Dumani.  

Arben Kraja, i njohur si prokurori i çështjes Durrës- Kukës, deklaroi se prokuroria e mëparshme ka dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta apo atij të krimit të organizuar.

Arben Kraja

“Struktura duhet të jetë e plotë dhe funksionale, duhet krijuar Qendra e Përgjimeve, që do fonde të konsiderueshme”, deklaroi ai.  

Kandidati i tretë, ishte Edvin Kondili. Platforma e tij u bazua në afate sa më të shpejta, në krijimin e BKH si plotësuese e SPAK, në garantimin total të pavarësisë së prokurorëve, mentalitetin e ndryshuar larg centralizimit të dikurshëm.

Edvin Kondili

“Mungesa e pozicionit drejtues nuk më ka demotivuar për të qenë pjesë e kësaj gare sepse vlerësoj që eksperienca e hetimit në çështje komplekse, menaxhimi i burimeve njerëzore të rezultuara të suksesshme më krijon mundësinë që të menaxhoj me sukses edhe Prokurorinë  e Posaçme”, deklaroi ai.  

https://a2news.com/2019/12/16/tre-kandidate-per-kreun-e-spak-klp-nis-te-merkuren-intervistat/

Të 12 anëtarët e Këshillit pritet të votojnë ditën e enjte për drejtuesin e SPAK, duke i hapur rrugë plotësimit të strukturës me prokurorë të tjerë. Drejtuesi i SPAK do të këtë një mandate 3-vjeçar dhe ai do të zgjedh edhe kandidatët për BKH, Byronë Kombëtare të Hetimit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë