Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Paketa anti-shpifje” në Kuvend, protestë e gazetarëve

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 09:47 | Aktualitet
“Paketa anti-shpifje” në Kuvend, protestë e

Dhjetëra gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur para selisë së Kuvendit për të kundërshtuar draftligjin që pritet të kalojë sot i njohur ndryshe si “paketa anti-shpifje”.

Gazetarët e konsiderojnë dr/ligjin si një censurë dhe një dhunim që i bëhet fjalës së lirë dhe prej ditësh kërkojnë nga mazhoranca të reflektojë. Paketa anti-shpifje, përveç organizatave të medias është kundështuar dhe nga ndërkombëtarët. Gazetarët kundërshtojnë tarifat e larta, kompetencat e forta që marrin Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoriteti i Medias Audiovizive mbi median.

Vetë marrëdhënia mes tyre sipas gazetareve është problematike dhe mund të përdoret nga pushteti për censurë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani