9 ndeshje 9 gola, Broja shkëlqen me të rinjtë e Chelsea-t

broja 1100x620

E ardhmja e sulmit të kombëtares duket e sigurt me Armando Brojën, i cili është duke u rritur si futbollist te Chelsea në Angli.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist kryesor në fitoren 4-0 të 18-vjeçarëve të Chelseat ndaj Huddersfield Town, duke realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup.

Ky sezon ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për Brojën, i cili në 9 takimi ka realizuar po kaq gola me skuadrën e 18-vjeçarëve, ndërsa ka realizuar edhe një gol me ekipin e dytë të Chelsea-t.