Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ambasadat e vendeve të BE: Qeveria të formohet sa më shpejt, vijoni reformat e dialogun

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 11:02 | Kosova
Ambasadat e vendeve të BE: Qeveria të formohet sa më shpejt,

Shefja e zyrës së BE në Kosovë dhe ambasadat e disa nga vendeve të Unionit kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shtyp në lidhje me zgjatjen e negociatave për formimin e koalicionit qeveritar.

Ambasadorët europianë në Prishtinë kërkojnë që të formohet sa më shpejt qeveria dhe të vijohet me reformat si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

“Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura. Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja. Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj”, shkruhet në deklaratën e përbashkët për shtyp.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani