Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bylykbashi: Në gjendje të jashtëzakonshme s’ka zgjedhje, Rama po shfrytëzon fatkeqësinë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 14:34 | Politikë
Bylykbashi: Në gjendje të jashtëzakonshme s’ka zgjedhje,

Oerd Bylykbashi, ish-deputet i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 nga ku foli për reformën zgjedhore, por dhe për situatën pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Bylykbashi theksoi se Edi Rama po shfrytëzon fatkeqësinë natyrore për përfitime politike, duke zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri në mars.

Reforma zgjedhore

“Qasja e Gjiknurit është e gabuar që në fillim. Aty ku ai është sot, nuk pret askënd. Kanë kaq kohë që mblidhen e bëjnë sherre të vogla brenda tyre, por nuk shkojnë dot drejt një konkluzioni sepse mungon legjitimiteti që kërkon 140 vota, interesin e opinionit publik. Ne e kishim nisur procesin që u sabotuar më pas nga PS. Ne e kemi sot një platformë shumë të qartë. Qasja ka të bëjë thellësisht me frymën dhe vullnetin politik. Ajo që i kemi ofruar ne mazhorancës është të reformojmë procesin zgjedhore. Ne kemi bërë një ofertë publike dhe jemi të gatshëm të fillojmë një proces që do të garantoje vullnetin e përbashkët, pozitiv, në sytë e të gjithë, i cili do t’u mundësojë shqiptarëve të zgjedhin ata qeverinë. Shqiptarët duan zgjidhje dhe zgjidhjet nuk vijnë nga deputetë individualë”.

Oferta e PD e “injoruar”

“Zoti Gjiknuri nuk është doganier i kësaj reforme, ky është një proces politik shumë më i madh. Ky nuk është rekomandim ndërkombëtar. Ky debat duhet të jetë i thellë dhe i gjerë. Kjo kërkon vullnetin e mirë politik. Problemi nuk është vetëm te sistemi, por te mënyra e implementimit të tyre”.

Aludimi i Hajdarit: “Bashkëpunim PS-PD”

“Ky nuk është problemi kryesor. Oferta që ne kemi bërë publike me plani me 5 pika, është ofertë për t’u ulur në një mekanizëm jashtë këtij parlamenti. Ky parlament nuk është më garanci. Ne kemi ofruar një instrument jashtë parlamentit, i cili do të prodhojë një paketë të besueshme, me konsensus politik, të besueshëm edhe nga ata që nuk janë parti politike. Më pas, të shohim cili është ai deputet që me ego individuale mendon se mund t’i japë votën kundër një pakete, e cila mund të ishte vërtetë me kontributin e OSBE/ODIHR. Por ne jemi larg kësaj dhe sa më shumë vonohet tregon se mazhoranca nuk e do këtë proces. Megjithatë, oferta jonë është aty”.

“Reforma zgjedhore të shoqërohet menjëherë me zgjedhje”

“Kushtet e Bundestagut mbeten aty dhe Shqipëria do t’i kalojë. Reforma zgjedhore të testohet në zgjedhje. Kjo do të thotë zgjedhje të reja, tani. Përndryshe nuk kemi testuar asgjë. Një produkt i mirë në dukje, nëse nuk provohet, nuk ka asnjë vlerë”.

“Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme për synime politike”

“Ajo që pritet nga një kryeministër është të qeverisë. Në rastin konkret, të nxjerrë masa të jashtëzakonshme. Po vjen muaji dhe kjo nuk ka ndodhur. Edhe në mars, zotëria mund të thotë se nuk i ka mjaftuar koha dhe do të vazhdojë. Por ka një gjë. Gjendja e jashtëzakonshme kufizon liri të rëndësishme, mund të kufizojë lirinë e medias, mund të kufizojë të drejtën e pronës dhe një nga gjërat që kufizon është edhe drejta për të votuar. Ky është plani që ka Edi Rama. Duke shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore që i ra mbi kokë shqiptarëve, të shfrytëzojë në favor të tij. Ne nuk kemi thënë se gjendja iku, por zgjatja në mars është me një plan specifik politik, për të bllokuar zhvillimet politike normale”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani