Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Miratohet antishpifja, gazetarët njoftojnë një veprim prej 5 hapash në vijim

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 10:28 | Aktualitet
Miratohet antishpifja, gazetarët njoftojnë një veprim prej 5

Shoqatat e Gazetarëve dënuan vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar projekt-ligjet në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.

Thirrja i drejtohet tashmë presidentit Meta të mos e dekretojë paketën, ndërsa vetë do të nisin një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Në deklaratë flitet për angazhim afatgjatë për të rrëzuar projekt-ligjet apo për t'i bërë të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat vendase apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Organizatat e medias iu bëjnë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejt dhe saktë dhe të mos frikësohen nga këto ligje që i cilësojnë si kthim mbrapa, ndërsa angazhohen të mbështesim çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojnë ato. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani