Nuk keni vend në bagazh? Pronari i këtij automjeti mund t’i japë “leksione” kujtdo

rumani 1100x620

Shpesh herë kur kemi shumë valixhe gjatë udhëtimeve me makinë shndërrohemi në arkitektë amatorë, ku përllogarisim me centimetra dimensionet madje dhe pjerrësinë  e tyre.

Por shoferi i filmuar në qytetin e Radauti, në Rumaninë verilindore, i ka tejkaluar limitet.

Dikush ka arritur të filmojë një furgon të bardhë në bagazhin e të cilit ndodhej  një automjet i tipit BMW, i rrotulluar 45 gradë nga pozicioni normal. Një pozicion aspak normal, i detyruar nga fakti se  ishte mënyra e vetme për të transportuar mjetin, ndoshta me defekte.