Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reforma Zgjedhore, sistemi zgjedhor diskutohet në janar, PS pret dhe PD

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 13:30 | Politikë
Reforma Zgjedhore, sistemi zgjedhor diskutohet në janar, PS pret dhe PD

Komisioni i reformës zgjedhore zhvilloi mbledhjen e radhës lidhur me draftin e ekspertëve. Për median, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri tha se propozimet e sistemit zgjedhor do të diskutohen në janar.

Vetë socialistët kanë pretendimet e tyre, por janë në pritje të amendamenteve të Partisë Demokratike dhe jo vetëm për sistemin zgjedhor.

https://www.youtube.com/watch?v=4n_Fo_6_TGM

“Ne vazhdojmë i qëndrojmë ofertës sonë për opozitën jashtëparlamentare që të sjellë çdo propozim që ata mendojnë të arsyeshëm për reformën zgjedhore. Gjithashtu jemi të gatshëm që të gjejmë hapësira për të komunikuar me ta, nëse ata kanë propozime për administrimin e procesit zgjedhor. Puna e komisionit për reformën zgjedhore nuk ka përfunduar. Kjo do të thotë që ne presim PD dhe partitë e tjera opozitare që të vijnë. Aq më tepër që edhe për sistemin, nëse kanë propozime për sistemin, ne jemi të hapur që t’i trajtojmë ato.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli