Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulm me armë pranë selisë qendrore të shërbimeve sekrete ruse, 3 viktima

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 18:57 | Bota
Sulm me armë pranë selisë qendrore të shërbimeve

Një sulm me armë pranë selisë qendrore të shërbimit sekret të Federatës Ruse tronditi Moskën. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bilanci i ngjarjes tragjike është të paktën tre të vdekur dhe një i plagosur.

https://twitter.com/vesti_news/status/1207686203237158912

Sulmi me kallashnikov ka ndodhur në ditën e konferencës së fundvitit të presidentit rus, Vladimir Putin. Ndërkohë, forcat speciale kanë neutralizuar autorin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nuk dihet ende nëse ai ka vepruar i vetëm, ndërsa autoritetet kanë hapur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sulmi shkaktoi panik tek qytetarët, pasi zona ku ndodhi, sheshi Lybyanka, është mjaft e frekuentuar për shkak të dyqaneve dhe qendrave tregtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani