Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lëkundet Tirana dhe Durrësi, tërmet me magnitudë 4,3

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 17:05 | Aktualitet
Lëkundet Tirana dhe Durrësi, tërmet me magnitudë 4,3

Lëkundjet e tokës pas tërmetit të 26 nëntorit janë më të rralla këto ditë, por rreth orës 17:00 të kësaj të enjteje një tjetër tërmet është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë.

Epiqendra e tërmetit, sipas raportit të Institutit të Gjeoshkencave, ka qenë në Maminas, me magnitudë 4,3 i shkallës Rihter, 9 km në veri të Durrësit, me thellësi 29 kilometra.

Nuk ka pasur raportime për dëme dhe duket se kjo ishte një nga pasgoditjet e tërmetit tragjik të nëntorit, që la pas 51 viktima.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli