Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Themelimi i SPAK. Nga betimi te Presidenti, te shpallja e drejtuesit të SPAK

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 15:27 | Aktualitet

8 prokurorët e SPAK bënë betimin e tyre para Presidentit dhe Kushtetutës për besnikëri në detyrë. Ceremonia u zhvillua në Presidencë, në prani dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorëve (KLP) që vendosi përzgjedhjen e tyre.

8 prokurorët Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani themeluan Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Struktura më e re hetimore si hallka kyçe e Reformës në Drejtësi për goditjen e krimit të organizuar dhe ndëshkimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mori bekimin edhe të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Edhe pse numri i prokurorëve të SPAK nuk është ai i përcaktuar në Kushtetutë, SPAK nis zyrtarisht punën si organ legjitim. Nga 15 prokurorë të përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve për SPAK, vetëm 8 kanë arritur të kalojnë dy shkallët e vetting-ut me sukses.

Disa orë më vonë, Këshilli i Lartë do të rikthehej në një mbledhje urgjente për të votuar emrin e kreut të SPAK-ut. Ai që doli me 6 vota pro ishte Arben Kraja, i ndjekur nga Altin Dumani me 4 vota, ndërsa Edvin Kondili ka mundur të sigurojë vetëm votën e kryetarit të këshillit.

Prokurori Arben Kraja njihet si prokurori që hetoi çështjen e abuzimeve me fondet e rrugës Durrës-Kukës, me të pandehur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe shumë funksionarë shtetërorë.

Premtimi i tij përpara këshillit dhe publikut ishte lufta e ashpër ndaj fenomeneve të krimit dhe korrupsionit.

https://a2news.com/2019/12/19/betimi-i-anetareve-te-spak-ambasadat-e-shba-dhe-be-pandeshkueshmerise-po-i-vjen-fundi/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu