Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U dënua me një vit burg, Salianji i shkon në zyrë Presidentit

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 13:25 | Politikë
U dënua me një vit burg, Salianji i shkon në zyrë

Një ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me një vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babale”.

Ndërkohë, këtë të enjte, ish-deputeti i PD u prit në një takim nga Presidenti Ilir Meta. Ndërsa në një njoftim të Presidencës bëhet e ditur se Meta është njohur nga afër në lidhje me shqetësimet e Salianjit mbi “cenimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij”.

https://a2news.com/2019/12/18/dosja-babale-salianji-denohet-me-1-vit-burg-ish-deputeti-gjyqtari-i-beri-nje-sherbim-partise-socialiste/

“Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi z.Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive. Kreu i Shtetit e garantoi z.Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent”, thuhet në njoftim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani