Bosnje Hercegovina riatdheson 15 persona nga Siria, ndalohen disa prej tyre – A2

Bosnje Hercegovina riatdheson 15 persona nga Siria, ndalohen disa prej tyre

MB RIATDHESIMET BOSNJE frame 726 1100x620

Autoritetet e Bosnje e Hercegovinës kanë riatdhesuar 15 persona nga Siria. Me anë të një avioni privat, në aeroportin e Sarajevës arritën gjashtë gra, 12 fëmijë dhe 7 burra.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e këtij shteti dhe raportohet nga media shtetërore “BHRT” që thekson se ata mbaheshin në kampet dhe burgjet e Sirisë.

Pas zbritjes, ekipet mjekësore janë marrë me kontrollet e nevojshme shëndetësore. Ndërsa Gjykata e Sarajevës lëshoi urdhër-ndalimi për 5 ish luftëtarë të ISIS, pasi dyshon që ata mund të arratiseshin. Riatdhesimi I 15 shtetasve boshnjakë u bë me ndihmë të Interpolit.