Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bumçi: Rama po dobëson faktorin shqiptar dhe fuqizon Vuçiç

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 15:07 | Politikë
Bumçi: Rama po dobëson faktorin shqiptar dhe fuqizon

Aldo Bumçi, ish-deputet i PD, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 nga ku foli për situatën aktuale politikë në vend, por edhe për Samitin Ballkanik, i cili do të zhvillohet në Tiranë ditën e shtunë.

“Rama ka kontribut në regresin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”

“Nuk ka gjë më të dëmshme se sa Tirana të punojë kundër interesit të Kosovës. Rama e ka parë marrëdhënien me Serbinë në interesin e tij personal. Në 2014, Rama ishte në Beograd, nga ku nisi një periudhë intensive takimesh Rama-Vuçiç. Serbia ka dashur të përfshijë Tiranë në bisedimet me Prishtinën, por ata kanë shtetin e tyre. Kaq shumë e kaloi masën Rama sa të gjithë drejtuesit politikë të Kosovës thanë publikisht se pajtimi kalon nga Prishtina dhe jo nga Tirana. Rama ka kontribut në regresin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Rama ka shkaktuar dëm. Rama është njeriu që ka shkatërruar ekonominë shqiptare dhe kërkon të marrë jetë nga jashtë. Vuçiç dhe Rama marrin protagonizimin për interesat e tyre. Rama i jep kapital Vuçiç që të mos ulet me Prishtinën. Rama dobëson faktorin shqiptar dhe fuqizon Vuçiç. Marrëveshje shqiptaro-serbe dhe Kosova konsiderohet e dorës së dytë”.

Zgjatja e gjendjes së emergjencës

“Gjendja është shpallur dhe ajo vlen për gjithçka. Ndërtimi i shtëpive mund të zgjasë edhe një vit, por gjendja e emergjencës nuk mund të zgjasë një vit. Nuk ka më kuptim vazhdimi i gjendjes. Edi Rama e tregoi me ligjin e medias që ajo nuk ndalon”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli