Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ligji për median, Gecko: Të gatshëm të japim një opinion ligjor

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 14:14 | Aktualitet
Ligji për median, Gecko: Të gatshëm të japim një

E pranishme në konferencën me temë ‘Liri pa urrejtje’ e organizuar nga Avokati i Popullit, e pranishme, kryetarja e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Juta Gecko, foli për ligjin për median, të miratuar nga qeveria.

Sipas saj, instrumentet e prezantuara në këtë paketë, ngrenë shqetësime për përshtatshmërinë e tyre e standardet dhe praktikat e KiE-s dhe të Bashkimit Europian, e në këtë pikë këshilli është i gatshëm të ofrojë opinion ligjor.

“Këshilli i Evropës ka ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi këtë ligj për mediat, paketën antishpifje. Përtej racionalitetit për këtë iniciativë, instrumentet e prezantuara në këtë paketë ngrenë shqetësime për përshtatshmërinë e tyre me standardet e KiE dhe të BE. Këto shqetësime janë prezantuar dhe në Komisionin e Medias në Kuvend dhe ne ende nuk kemi pasur mundësinë që të analizojmë me detaje kontekstin e këtij drafti. Por theksoj se ne jemi gati të bashkëpunojmë për të ofruar një opinion ligjor mbi këtë çështje”, u shpreh Gecko.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani