Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

U vetëflijuan pas diskriminimit në vendin e punës, dënohen krerët e kolosit teknologjik

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 17:49 | Bota

Vendimi i sotëm i Gjykatës franceze është historik, dhe mund t’i japë udhë një seri iniciativash të tjera ligjore në gjithë Europën.  

Drejtuesit e France Telecom, që sot quhet Orange, kompanisë më të madhe të telekomunikacioneve në Francë dhe nga më të rëndësishmet në Europë, janë dënuar më arrest me burg dhe gjoba me akuzën se kanë Diskriminuar dhjetëra punonjës duke i poshtëruar dhe duke i bërë presion që të jepnin dorëheqjen.

Si pasojë, 19 punonjës janë vetëflijuar, dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar dëme psikologjike deri në depresion të rëndë.

Ish-CEO i France Telecom, Didier Lombard

Të dënuar veçanërisht Didier Lombard, CEO i kompanisë nga viti 2005 deri në 2010, numri 2 Louis-Pierre Wenes dhe drejtori i burimeve njerëzore Olivier Barberot, që janë dënuar me një vit burg, maksimalja e parashikuar nga legjislacioni francez për “mobbing”, termi anglez që specifikon diskriminimin dhe mënjanimin në vendin e punës.

Vetë kompania për herë të parë në Francë u akuzua për “mobbing moral në nivel institucional” duke paguar një shifër për të simbolike, 75 mijë euro, por që do t’i hapë rrugën një seri padish individuale shumë më të kripura për “kolosin” francez, pjesa më e madhe e të cilës mbahet ende nga shteti francez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani