Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

PD: Në dyshim integriteti i SPAK-ut. Arben Kraja, hetues i komunizmit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 14:35 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se “nga media online është vënë në dyshim serioz integriteti i SPAK-ut”.

“Një dokument i Korrikut 1990, i bërë viral ditën e djeshme, ka zbuluar se Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ka marrë pjesë në procese politike, duke i shërbyer regjimit diktatorial deri në grahmat e tij të fundit. Partia Demokratike ka bindjen se një ushtar i diktaturës më të egër në Europë, që dënon qytetarët me motivacionin “për dëmtim të moralit komunist”, nuk mund të jetë shërbëtor i shtetit të së drejtës. Përveçse një hetues i diktaturës, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, është propozuar nga PS si zëvendëskryetar i KLSH dhe ka punuar në Kryeministri për qeverinë e PS”, tha Bardhi.

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shtoi se “fakti i dytë i rëndë, edhe ky i bërë publik nga media online, është takimi një ditë para votimit i prokurorit Altin Dumani me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Ulsi Manja”.

“Altin Dumani ishte një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e SPAK dhe ky takim, siç analizon me të drejtë media, për të marrë në KLP votat e kontrolluara nga njëri prej klaneve në Partinë Socialiste, vendos në pikëpyetje profesionalizmin, pavarësinë dhe paanshmërinë e tij. Minimalisht prokurori Dumani ka detyrimin t’i sqarojë opinionit publik motivin e takimit me Ulsi Manjën, një ditë përpara votimit në KLP”, shtoi Bardhi.

https://a2news.com/2019/12/20/spak-nis-punen-kraja-fjalepak-koha-per-pune-jo-per-llafe/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu