Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëria mbetet “fuqi” në peshëngritje, 6 medalje nga kuqezinjtë, Qerimaj rekord

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 21:52 | Sporte të tjera

Shkëlqen Shqipëria e peshëngritjes në Katar, ku po zhvillohet International Cup 2019.  

Shkodrani Erkand Qerimaj arriti të fitojë një medalje argjendi dhe dy bronzi në garë, duke vendosur edhe rekordin kombëtar në shtytje për kategorinë e tij me 194 kilogramë.

Ndërkohë, sukses ka arritur edhe kampioni i Europës Briken Calja, që arriti të fitojë tre medalje bronzi, që mund të ishin të një metali tjetër në rast se nuk do të kishte garuar i dëmtuar.

Ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm për Caljen, me plot 13 medalje të fituara ku spikasin bronzi në kampionatin botëror, një ar dhe dy argjendë në kampionatin europian, dhe tre medaljet e arta në Lojërat Mesdhetare.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë