Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

United mundet dhe nga vendi i fundit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 16:49 | Futboll
United mundet dhe nga vendi i fundit

Vijon të zhgënjejë akoma dhe më shumë, javë pas jave, Manchester United. Pas barazimit të javës së kaluar në shtëpi me rezultatin 1-1 përballë Everton, “Djajtë e Kuq” u mundën këtë të dielë 2-0 dhe nga Watfort, i cili renditet i fundit në klasifikim.

Për Watford, ky trepikësh ishte mjaft i rëndësishëm nëse ka ndër mend të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Premier League.

Golat për ekipin e Watford u shënuan në pjesën e dytë nga Sarr dhe Deneey, ndërsa ekipi i Solskjaer ishte i pafuqishëm të reagonte. Me këtë humbje pozitat e norvegjezit në stolin e Manchester United duket se janë lëkundur ndjeshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë