Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Abuzim me drogën, tragjedi dhe vdekje… Mallkimi i filmit “I vetëm në shtëpi”

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 13:18 | Showbiz

Kanë kaluar pothuajse 30 vite nga shfaqja e parë e filmit “I vetëm në shtëpi” dhe që atëherë jeta e aktorëve protagonistë në të ka ndryshuar shumë dhe jo për mirë.

Macaulay Culkin - Kevin McAllister

Viktima më e famshme e “mallkimit” të këtij filmi është protagonisti kryesor, Kevini i vogël, i interpretuar nga Macaulay Culkin. Ky aktor mendohej se do të bëhej një yll i kinemasë dhe fitoi miliona me filmat e radhës “I vetëm në shtëpi 2” dhe “Richie Rich”. Por sot, në moshën 39-vjeçare, Culkin është larguar nga Hollivudi pasi nisi një luftë ligjore me prindërit e tij mbi faktin se kush do të kontrollonte pasurinë që kishte grumbulluar.

Në vitin 2004 pati probleme me ligjin, pasi u arrestua për zotërim marijuane. Por, për mediat, ai nuk ka pranuar kurrë që ka qenë i varur nga heroina. Gjithsesi, fotot e tij që qarkullojnë në internet janë shqetësuese.

John Heard - Babai i Kevinit

Aktori John Heard mbahet mend si babai i Kevinit në filmin e famshëm të Krishtlindjes. Edhe pse ai ka pasur një karrierë të mirë si aktor, jeta e tij private ka qenë e mbushur me dramë dhe tragjedi. Është martuar 4 herë, është arrestuar me dyshimin se dhunoi gruan e tij të dytë dhe një djalë i vdiq në moshën 22-vjeçare. Heard ndërroi jetë në korrik 2017, në moshën 71-vjeçare, në një dhomë hoteli në Palo Alto, pas një ataku kardiak.

Roberts Blossom - Fqinji i frikshëm

I ndjeri Roberts Blossom shkëlqeu me performancën e tij si fqinji i frikshëm i Kevinit, por filmi i tij i fundit ku mori pjesë ishte “The Quick and the Dead” i vitit 1995. Ai mbeti i ve në vitin 1982, kur i vdiq gruaja e dytë, dhe përfundoi në azil në vitet e fundit të jetës së tij. Blossom ndërroi jetë në vitin 2011, në moshën 87-vjeçare, ndërsa familja e tij përjetoi një tragjedi tjetër në vitin 2014, kur djali i tij i vetëm vdiq nga kanceri.

John Candy - Gus Polinski

Legjenda e Hollivudit John Candy pati një rol të vogël në filmin “I vetëm në shtëpi”. Ai interpretoi Gus Polinskin, një muzikant miqësor i cili kthen me makinë në shtëpi nënën e Kevinit. Karriera e suksesshme në kinematografi e tij u ndërpre kur vdiq papritur në vitin 1994, në moshën 43-vjeçare, 4 vite pas shfaqjes së “I vetëm në shtëpi”. Mendohet se përveç problemeve me peshën, Candy tymoste një paketë cigare në ditë, pinte shumë alkool, por kishte krijuar edhe varësi nga kokaina.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani