
Denoncimi i opozitës: “Sami Frashëri”, e rikonstruktuar para 1 viti, krim ndërtimor
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një denoncim për mediat, bëri me dije se shkolla e mesme “Sami Frashëri”, e cila është dëmtuar rëndë, nga tërmeti i 26 nëntorit, është rikonstruktuar para një viti nga Bashkia e Tiranës.
Ai tha se ky është një krim ndërtimor, që po përpiqet të fshihet.
“Pushteti lokal dhe ai qendror ka braktisur nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”. Janë braktisur këta nxënës por edhe qindra të tjerë në shkollat e dëmtuara. Janë braktisur me mijëra qytetarë sot, të lënë mes katër rrugëve, pa asnjë mbështetje nga kjo qeverisje. Shkollës i është vënë dryni, por duhet t’i ishte vënë shiriti i një vendi krimi. Ky është një krim korruptiv, i cili po përpiqet të fshihet. Shkarkimi i drejtoreshës militante është bërë për këtë arsye. Kjo shkollë është rikostrutuar vetëm një vit më parë. Kryetari i Bashkisë ka garantuar nxënësit dhe prindërit për sigurinë, por situata është tërësisht ndryshe. Ndërtesa është e rrënuar dhe e pa frekuentuar nga nxënësit dhe mësuesit”, u shpreh Luçiano Boçi.