Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miratohet buxheti i Bashkisë Durrës, përcaktohet fondi për riparimin e godinave

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 18:46 | Aktualitet
Miratohet buxheti i Bashkisë Durrës, përcaktohet fondi për

Këshilltarët e majtë, votuan të vetëm dhe pa kontestime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative.

Nga 2.9 miliardë lekë që janë parashikuar në buxhet,  42% e tij ose 1.2 miliardë do të shkojnë për pagat dhe shpenzimet të tjera.  Programet me financimin më të lartë për vitin e ardhshëm,  qeverisja lokale ka planifikuar për arsimin bazë dhe parashkollor, menaxhimin e mbetjeve, urbanistika dhe transporti rrugor.

793 milionë lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Kreu i grupit socialist, Alfred Mullaraj nuk la pa "thumbuar" largimin e kryetares Valbona Sako, duke pohuar se Bashkia ju kthye qytetarëve të Durrësit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli