Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Putin përuron urën gjigante që lidh Rusinë me Krimenë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 21:46 | Bota

Presidenti Vladimir Putin përuroi personalisht një linjë të re hekurudhore e cila lidh dy qytetet e mëdha ruse me Krimenë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Lideri rus ishte i pranishëm në udhëtimin e parë të këtij treni që lidh Rusinë me Krimenë dhe pa nga afër dhe veprat e mëdha arkitekturore që janë ndërtuar për bërjen funksionale të kësaj linje.

“Me punën tuaj, talentin, vendosmërinë, ju treguat se Rusia është e aftë të ndërtojë vepra kaq të mëdha në infrastrukturë”, iu drejtua Putin në mesazhin falënderues ndërtuesve ndërsa vizitonte urën hekurudhore që sipas tij është më e madhja në Evropë.

Kjo linjë e re hasi në kundërshtimin e Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur sanksione që ndalojnë qytetarët apo kompanitë evropiane të investojnë në Krimea, përfshirë këtu infrastrukturën dhe transportin. Kjo lëvizje e BE e komplikoi rrugën e Rusisë për disa kohë për të ndërtuar urën 3.4 miliardë dollarësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë