Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qyteza e rrënuar nga lufta që u bë “shtëpia” e Krishtlindjeve

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 12:29 | Lifestyle

Bora e shndërron në një mrekulli dimërore, duke e bërë qytezën një destinacion turistik në Arktik. Aty mbërrijnë vizitorë nga e gjitha bota për të shijuar pamjen spektakolare, resortin e skive dhe, veçanërisht në dhjetor, magjinë e Krishtlindjeve.

Sepse, përveç se është kryeqyteti i Laplandit, në Findlandë, Rovaniemi është gjithashtu shtëpia zyrtare e Santa Claus.

Por edhe pse në javët që i paraprijnë festës së madhe Rovaniemi zhytet në atmosferë festive, ai është një vend që ka njohur errësirën e tejskajshme. Jo vetëm për shkak të muajve të gjatë të dimrit, ku dielli vetëm sa duket në horizont, por për shkak edhe të brutalitetit të Luftës II Botërore dhe vitet që pasuan.

Historia e ngritjes së Rovaniemit nga rrënojat e konfliktit për t’u shndërruar në një destinacion kaq shumë tërheqës është e jashtëzakonshme, pasi tregon jo vetëm forcën e një qyteze për të mbijetuar në kufijtë e botës, por edhe lidhjen e veçantë mes njerëzve dhe kafshëve.

Dikur Rovaniemi ishte thjesht një grup fshatrash në rrethin arktik ku banonin indigjenët Sami, të cilët merreshin me rritjen e drerëve veriorë dhe prerje trungjesh. Drerët ishin miqtë e tyre të vetëm, me të cilët shtegtonin thuajse në të gjithë Skandinavinë dhe në Rusi për qindra vite. Ata ishin burim ushqimi, veshjesh dhe transporti.

Por gjatë kohës së Luftës II Botërore, Rovaniemi ishte shndërruar në një qytezë plot jetë, për shkak të njerëzve që kërkonin flori, por edhe pse ishte kthyer në një pikë që lidhte Rusinë me Europën. Për këtë arsye, kur trupat gjermane pushtuan Finlandën, u përpoqën ta shkatërronin sa më shumë. Në fakt, vetëm 10% e qytezës mbeti në këmbë.

Pasi tmerret e luftës përfunduan, Alvar Aalto, një prej arkitektëve më të famshëm në Finlandë, mori përsipër detyrën për ta rindërtuar qytezën. I frymëzuar nga panorama fantastike dhe bota e kafshëve, ai u frymëzua nga dreri verior. Nëse e sheh qytezën nga lart, ajo ka pikërisht formën e kafshës më të dashur për finlandezët. Stadiumi i qytezës shërben si “syri” i drerit. Ndërsa rrugët formojnë brirët e tij...

Në vitin 1950, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Eleanor Roosevelt, vizitoi qytezën, duke i dhënë asaj një vëmendje ndërkombëtare. Kabina e drurit ku ajo qëndroi u shndërruar në epiqendrën e fshatit të festave. Më vonë, Rovaniemi u shndërrua në “adresën zyrtare” të Sanda Claus, ndërsa resorti i ndërtuar më vonë i dha pamjen moderne qytezës, për të fituar statusin e “shtëpisë së Krishtlindjeve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë